“Po ma gjete ndonjë s’ka problem, është e vështirë, ma gjej ndonjë ti, vëlla?”, ish-banorja e “BBV” ka një kërkesë për moderatoren

March 19, 2022
1 minut lexim

Big Mama është njëra nga ish-banoret e kësaj sezone të reality-show “BBV”.

Këngëtarja fitoi shpejt mbështetjen e publikut, falë çiltërsisë sa saj dhe të thënit të gjërave troç.

E ftuar dje në “Ftesë në 5”, ajo shprehet se i ka shuar të gjitha shpresat pasi meshkujt nuk i afrohen më sepse “kanë frikë se mos hanë dajak”.

Këtu i referohet situatave me Antonelën që ndodhën brenda në shtëpinë e BBV, ku gati sa nuk pati konfrontime fizike mes dy femrave.

Moderatorja Bieta Sulo e pyeti për statusin e saj, Big Mama tha se është single ndërsa i kërkoi prezantueses “ti gjejë ndonjë djalë”

.“Jam e ndarë, mbeta rrugëve të Tiranës, Prishtinë, Maqedoni, ngela në avion nuk kam kohë për tu lidhur me dikë. Po ma gjete ndonjë s’ka problem, është e vështirë, ma gjej ndonjë ti, vëlla?”, tha ajo duke qeshur, në “Ftesë në 5”.

“Hiç fare, nuk gjenden”, iu përgjigj me humor Bieta Sulo.

Kujtojmë se përveç se në muzikë Bigin e kemi parë edhe si moderatore. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më shumë se 6,600 njerëz nga Ukraina u evakuuan përmes korridoreve humanitare të shtunën

Story i radhës

Zyba: Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore, edhe ndaj Dritës

Të fundit nga

ShkoLartë