Zyba: Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore, edhe ndaj Dritës

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Dritës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Sfida në fjalë i takon xhiros së 26 dhe luhet të dielën me fillim nga ora 13:30.

Prishtina në këtë ndeshjen vjen pas tre fitoreve me radhë, dy në Superligë dhe një në Kupën e Kosovës.

Në dy përballet e para të këtij edicioni në Superligë, Prishtina ka bilanc negativ. Në takimin e parë barazoi 0:0 në Gjilan, kurse në ndeshjen e dytë pësoi në Prishtinë 1:0.

Prishtina momentalisht zë pozitën e gjashtë me 32 pikë ndërsa Drita ndodhet e treta me 43 sosh.

Atmosfera në skuadrën kampione në fuqi të Kosovës para ndeshjes është shumë e mirë.

Mesfushori që po kalon nëpër formë të shkëlqyer, Qëndrim Zyba, ka folur para përballjes me Dritën për faqen zyrtare të FC Prishtinës.

“Pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet, Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore, edhe ndaj Dritës në Gjilan të synojmë pikët e plota. Në takimet e fundit kemi treguar paraqitje të mira. Shpresoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm.

Forma e mirë e skuadrës e shfaqur në ndeshjet e fundit mendoj se është përparësi shumë e madhe për neve.

Për ndeshjen ndaj Dritës jemi të kompletuar. Secili futbollist është i gatshëm për të dhënë më të mirën në fushën e gjelbër“, tha Zyba.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Po ma gjete ndonjë s’ka problem, është e vështirë, ma gjej ndonjë ti, vëlla?”, ish-banorja e “BBV” ka një kërkesë për moderatoren

Story i radhës

Edi Paloka tregon arsyen pse erdhi shpallja non grata e Sali Berishës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish