“Po luftojmë si ju kundër Serbisë”, Vulin krahason Kosovën me Donbasin dhe “kapet” me Klitschkon

May 26, 2022
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka replikuar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko, pasi ky i fundit krahasoi situatën në Ukrainë me atë në Kosovë.

“Serbia e ka dëshmuar se respekton të drejtën ndërkombëtare, është gjynah që të tjerët nuk mund ta thonë të njëjtën gjë për veten e tyre”, tha Vulin.

Vulin u shpreh se Klitschko nuk e njeh historinë, pasi deklaroi sot se “ukrainasit po luftojnë kundër okupatorit rus, ashtu siç luftonin shqiptarët kundër okupatorit serb” dhe u shpreh se në këtë rast ai mund të krahasojë Kosovën me Donbasin.

“Nëse Klitschko pretendon se shqiptarët u pushtuan dhe se e hoqën Serbinë dhe okupatorin serb me rebelim të armatosur, atëherë edhe rusët në Donbas janë të okupuar dhe kanë të drejtë ta heqin qafe okupatorin ukrainas”, shtoi Vulin.

Vitali Klitschko i cili mori pjesë në Forumin e Davosit ditën e djeshme në një  intervistë për gazetën zvicerane Lecanton27.ch ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar ndaj popullit ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, tha Klitschko./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​UBT nderon me “Honor Degree – Leadership Excellence Award” Christopher Hyland e Jim Xhema

Story i radhës

Ulet nota mesatare për disa degë në universitete

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë