Po kërkohet nisja e hetimeve për ‘Prishtina Parking’

Ilir Kërqeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ndërmarrjen komunale “Prishtina Parking”.

Sipas Kërqelit, ndërmarrja është modeli më i ri i “zhvatjes” së qytetarëve të Prishtinës.

“Prishtina Parking, modeli më i ri për ‘zhvatje’ të qytetarëve të Prishtinës! Kjo ‘ndërrmarje’ duhet të hetohet sa më shpejt”, ka shkruar Kërqeli në një reagim në rrjetet sociale.

Prishtina Parking menaxhon dhe mirëmban trafikun në pushim në Komunën e Prishtinës.

Ndërmarrja është funksionalizuar më 2020.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksion blic në Korçë, policisë vendore i bashkohet dhe ajo e Tiranës, një i shoqëruar

Story i radhës

Zjarr në rrugën e plastikave

Të fundit nga