Zjarr në rrugën e plastikave

Një zjarr i madh ka rënë në një objekt në rrugën e plastikave për shkak të të cilit rruga është bllokuar.

Policia mbylli pjesën e bulevardit të Shkupit Nikolla Karev në lëvizjen për në Bit-pazar ku funksionojnë një sërë objektesh tregtare. Ministria e Brendshme dhe Zjarrfikësit janë në terren.

MPB-ja ka bërë të ditur për Plusinfo se ka qenë zjarri në një shtëpi në rrugën e plastikave. Ata thonë se deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është shuar. Për momentin komunikacioni është i normalizuar pasi që paraprakisht rruga është bllokuar nga pjesëtarët e MPB-së me qëllim që zjarrfikësit të intervenojë më lehtë në shuarjen e zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Po kërkohet nisja e hetimeve për ‘Prishtina Parking’

Story i radhës

Pendarovski: Fillon një fazë e re në dialogun me Bullgarinë

Të fundit nga