plotesisht i dehur dhe nuk ndihmoi te miturit gjykata e durresit jep vendimin nikoll radaci perballet me burgun 69fa2a5196e75

Plotësisht i dehur dhe nuk ndihmoi të miturit/ Gjykata e Durrësit jep vendimin, Nikoll Radaçi përballet me burgun

May 5, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për një aksident tragjik që ndodhi më 3 maj në lagjen 15 të qytetit, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ohri”, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij “Mercedes Benz” dhe është përplasur me tre të mitur që ndodheshin në trotuar.

Si pasojë e përplasjes, kanë ndërruar jetë në vend dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, ndërsa një tjetër 8 vjeç është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Hetimet tregojnë se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me nivele të larta të konstatuara në dy testime të kryera pas aksidentit.

Sipas prokurorisë, pas ngjarjes ai është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmë fëmijëve, por më vonë është ndaluar nga policia dhe ka pranuar përfshirjen në ngjarje.

Para hetuesve, ai ka pretenduar se ka humbur kontrollin pasi është detyruar të devijojë për të shmangur një mjet tjetër që i ka dalë papritur në rrugë.

Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tij tre akuza: shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kishte bere koalicion pa autorizim me vv ne vushtrri abdixhiku per xhafer tahirin ia kemi refuzuar doreheqjen 69fa29eac8980
Lajmi i mëparshëm

Kishte bërë koalicion pa autorizim me VV në Vushtrri, Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen

burre e grua pranojne se vodhen gati 2 milione e ne parkometra ne gjermani 69fa2aa149877
Lajmi i radhës

Burrë e grua pranojnë se vodhën gati 2 milionë € në parkometra, në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë