burre e grua pranojne se vodhen gati 2 milione e ne parkometra ne gjermani 69fa2aa149877

Burrë e grua pranojnë se vodhën gati 2 milionë € në parkometra, në Gjermani

May 5, 2026
1 minut lexim

Një çift i martuar, i cili po gjykohet për vjedhjen e pothuajse 1.9 milionë eurove nga parkometrat në jug të Gjermanisë, ka pranuar plotësisht akuzat në fillim të procesit gjyqësor.

“Kam zhgënjyer shumë njerëz. Më vjen thellësisht keq për veprimet e mia,” tha burri 40-vjeçar, me lot në sy, në paraqitjen e tij në gjykatën rajonale në Kempten, pranë kufirit me Austrinë, njofton DPA, përcjellë KosovaPress.

Ai deklaroi se aktakuza është e saktë në të gjitha aspektet. Prokurorët thanë se ish-punonjësi komunal i përvetësoi fondet gjatë një periudhe prej një dekade, me ndihmën e bashkëshortes së tij 39-vjeçare.

Prokuroria e akuzon çiftin, i cili ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, për vjedhje të organizuar, vepër që dënohet deri në 10 vjet burg.

Burri ishte përgjegjës për zbrazjen e makinave të biletave të parkimit dhe dyshohet që së bashku me bashkëshorten i depozitonin monedhat në llogari private dhe i konvertonin në kupona supermarketesh.

Në 335 raste midis viteve 2020 dhe 2025, ata dyshohet se kanë vjedhur gjithsej 1.34 milionë euro.

Më shumë se 500 vjedhje të tjera të dyshuara që datojnë që nga viti 2015, bien jashtë afatit të parashkrimit dhe nuk mund të ndiqen penalisht.

Megjithatë, autoritetet, sipas dpa po kërkojnë konfiskimin e përfitimeve edhe nga këto raste, që ,arrijnë në rreth 584,000 euro.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plotesisht i dehur dhe nuk ndihmoi te miturit gjykata e durresit jep vendimin nikoll radaci perballet me burgun 69fa2a5196e75
Lajmi i mëparshëm

Plotësisht i dehur dhe nuk ndihmoi të miturit/ Gjykata e Durrësit jep vendimin, Nikoll Radaçi përballet me burgun

hoxha ne forumin nderkombetar per ujerat nevojiten zgjidhje te perbashketa per sfidat klimatike 69fa33344525b
Lajmi i radhës

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

Të fundit nga

ShkoLartë