Google ka lajme të mira për përdoruesit e planit individual të Workspace. Të gjithë ata që përdorin këtë shërbim, si të vetëpunësuarit dhe sipërmarrësit, së shpejti do të kenë një rritje të konsiderushme të hapësirës nga 15GB në 1TB pa asnjë kosto ekstra.
Shumica e përdoruesve individualë të Workspace sdo të shqetësohen më për hapësirën në Gmail dhe Drive.
Deri më sot Google ka ofruar për planin individualë me hapësirë të njëjtë që ofron për llogaritë falas të Gmail. Për të rritur atë kapacitet përdoruesit duhet të blinin më shumë hapësirë përmes Google One.
Google thotë se përdoruesit nuk duhet të bëjnë asgjë për të përfituar rritjen e kapacitetit automatikisht.
Një tjetër risi shkon për përdoruesit e modalitetit multi-send i cili po bëhet më inteligjent me ardhjen e shkrirjes së etiketave. Përdoruesit mund të përdorin etiketa si @firstname për të dërguar një email tek disa marrës.
Vlen të theksohet se adresat e personalizuara të e-mailit nuk ofrohen për planin individual. /PCWorld Albanian