Pjesëtarët e grupit Lev Tahor gjenden në Kumanovë

February 14, 2022
min lexim

Një grup i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, po qëndron në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut nga data 5 shkurt.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 30 persona të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë përmes Aeroportit të Shkupit, shkruan REL.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se “bëhet fjalë për një grup fetar hebre që është vazhdimisht në lëvizje pasi është detyruar të largohet nga shumë vende si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika”.

Sipas Policisë, grupi përfshin shtetas amerikanë, kanadezë, belgë dhe amerikano-jugorë.

Detaje mbi arsyet e largimit të tyre nga këto vende nuk janë bërë të ditura.

“Njoftojmë opinionin se personat e vërejtur në Kumanovë janë një grup i pjesëtarëve të bashkësisë fetare hebre. Këta persona i respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata janë këtu në përputhje me dispozitat ligjore dhe kanë leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas ligjit maqedonas, personat që kanë lejeqëndrim të përkohshëm mund të qëndrojnë 90 ditë në këtë shtet.

Sipas disa xhirimeve të publikuara në rrjete sociale, duket se ata janë strehuar në një shtëpi private, në pjesën maqedonase të Kumanovës.

Njoftimi i Policisë është bërë pasi në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, mbi veshjen dhe lëvizjet në grup të këtyre personave.

“Grupi nuk paraqet ndonjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet me ta. Sipas të dhënave që disponojmë, grupi është në lëvizje të vazhdueshme dhe pritet të largohet nga vendi ynë në ditët në vijim”, ka bërë të ditur Policia në Kumanovë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se anëtarët e grupit Lev Tahor janë parë edhe në Komunën e Illixhës në Sarajevë gjatë muajit janar.

Ata janë larguar nga Bosnje-Hercegovina më 3 shkurt, duke marrë rrugë për Mal të Zi.

Grupi Lev Tahor është akuzuar në të kaluarën për krime kundër fëmijëve, duke përfshirë kidnapime dhe martesa të tyre.

Rreth 200-300 anëtarët e këtij grupi kanë kërkuar me dekada një shtet që do të ishte nikoqir i interpretimit të tyre ultra-ortodoks të Torës.

Ata kanë qëndruar edhe në vende tjera për katër dekada prej themelimit të grupit në Izrael, në fund të viteve 1980.

Më 2018, udhëheqësia e grupit Lev Tahor ka kërkuar azil në Iran, ndonëse plani besohet se ka rënë në ujë, pas dëbimit nga ana e autoriteteve irakiane për në Turqi./REL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa të rrezikshme janë ethet Lassa?

Story i radhës

SBASHK’u paralajmëron protesta e greva gjatë muajit mars nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë