SBASHK’u paralajmëron protesta e greva gjatë muajit mars nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mbrëmë ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm në lidhje me Draftin e Ligjit të ri të Pagave.

Nga kjo sindikatë përmes një njoftimi për media kanë thënë se për ta është i papranueshëm raporti i koeficieteve  1 me 20, që sipas tyre favorizon shumë qeveritarët e dëmton të punësuarit në sektorin e arsimit dhe sektorët tjerë.

SBASHKU ka thënë se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, atëherë ata do të organizojnë protesta gjatë muajit mars.

Po ashtu, nuk është përjashtuar as mundësia për greva.

Njoftimi i SBASHK’it:

Në orët e mbrëmjes së të dielës SBASHK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me Këshillin Drejtues dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për të vazhduar me konsultimet edhe  në paraditen e së hënës.

Temë kyçe e debatit në këtë takim ishte versioni që po qarkullon i Draftit të Ligjit të ri të pagave e veçmas shtojcat e koeficienteve. Përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete , pasi kanë bërë  vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara  ndaj këtij versioni të Draft Ligjit  të pagave. Për SBASHK-un është i papranueshëm raporti i koeficieteve  1 me 20 ,që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë por edhe sektorë të tjerë, e po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm  pas një debati të gjatë e konstruktiv kanë  autorizuar Kryesinë dhe komisionin e ekspertëve të fushës që të vazhdojnë me angazhimet dhe t’ia prezantojnë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla propozime konkrete  e të argumentuara të SBASHK-ut me qëllim që të punësuarit në tërë sektorin e arsimit dhe në atë të kulturës të kenë vend meritor në Ligjin e ri të Pagave , e jo  pozitë nënçmuese e të degraduar, siç është tani në versionin, që po qarkullon, të Draft Ligjit të Pagave.

Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe   kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë  marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton Ministri Sfeçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut ,apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në  pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të  kufizuar pjesëmarrësish dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime  pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet , Në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete.

Nga ky takim dhe nga konsultat e zhvilluara u mor vendimi që SBASHK të kërkojë nga Qeveria të ngritën pagat në mënyrë lineare në vlerën prej 100 euro për gjithë të punësuarit në arsim , shkencë e kulturë nga muaj prill e  deri  kur të nis së implementuari Ligji i ri i pagave, që duhet të jetë produkt i marrëveshjes paraprake mes Qeverisë dhe sindikatave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pjesëtarët e grupit Lev Tahor gjenden në Kumanovë

Story i radhës

Në muajin janar janë rritur shpenzimet për jete dhe çmimet me pakicë në Maqedoni

Të fundit nga

Jep dorëheqje Rrahman!

Greva në arsim e zgjatur për pesë javë përfundoi pa asnjë rezultat për mësimdhënësit; nxënësit humbën

AlbanianMacedonianEnglish