pjesemarrja e ulet ne zgjedhje cipa votuesit u treguan inteligjente nuk u perdoren per llogari politike 6225306d6e71e

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari politike

March 6, 2022
1 minut lexim

schedule22:58 – 6 Mars, 2022

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve të Abc me moderatorin Endri Xhafo, ka komentuar shpalljen e rezultatit të Bashkisë së Vorës ku fitues u shpall Bashkim Shera i Partisë Socialiste.

Çipa tha se në këto zgjedhje qytetarët u treguan inteligjent, pasi pjesëmarrja e ulët ata treguan se nuk donin përdoreshin si llogari politike nga krerët e partive.

‘Analiza për këtë proces duhet nisur nga përqindja e zgjedhësve. Edhe në Vorë pjesëmarrja është e ulët. Është një sjellje inteligjente e elektoratit për të mos u përdorur si llogari politike të krerëve politikë’, tha Çipa.

Sa i përket surprizës ku këtë herë zgjedhësit votuan një kandidat të majtë, Çipa tha se PS këtë herë kishte hyrë me strukturë të organizuar kjo edhe për shkak se në 2019-n ata patën kandidat ndërsa opozita nuk mori pjesë..

‘Vora ka qenë një histori që favorizonte të djathtën, Por në zgjedhjet e fundit me mos futjen e opozitës PS kishte Agim Kajmakun, pra infrastrukturën mbështetëse PS e kishte të përgatitur ndryshe nga opozita që ishte e fraksionuar. Për herë të parë selia zyrtare e PD nuk kishte as komisionerë. Pjesa e shtëpisë së lirisë ishte më e përgatitur me strukturën zgjedhore, sepse mori strukturën e krijuar nga LSI. Vetë grupi i Rithemelimit ka patur disa kandidatë që nga pikëpamja politike kanë qenë më afër Berishës se Bashës’, tha Çipa.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

britania do te votoje neser per sanksione te reja ndaj rusise 62252e128fe9f
Story i mëparshëm

​Britania do të votojë nesër për sanksione të reja ndaj Rusisë

rubio zona e ndalim fluturimit mund te shkaktoje nje lufte te trete boterore 6225333906f7a
Story i radhës

Rubio: Zona e ndalim-fluturimit mund të shkaktojë një luftë të tretë botërore

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë