​Britania do të votojë nesër për sanksione të reja ndaj Rusisë

Parlamenti britanik do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik “për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putin-it”.

Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në Parlament nesër. Ndryshimet do të lejojnë Londrën zyrtare të zbatojë “sanksione edhe më të forta dhe më të shpejta; dhe të na lejojnë të rreshtohemi më lehtë me aleatët tanë”.

Britania e Madhe tashmë ka vendosur atë që ajo e quan “paketa më e madhe e sanksioneve në histori” ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kjo përfshinte një ngrirje të plotë të aseteve dhe ndalim udhëtimi të vendosur kundër oligarkëve Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov, të cilët kanë interesa të rëndësishme në Britani të Madhe dhe lidhje të ngushta me Moskën zyrtare.

Britania e Madhe ka vendosur gjithashtu sanksione kundër Vladimir Putin, ministrit të tij të jashtëm Sergei Lavrov dhe më shumë se 300 individëve në Rusi dhe Bjellorusi, transmeton Sky News.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gabimet që anulojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar

Story i radhës

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari politike

Të fundit nga