Pjesë e grupit që dërgonte shqiptarë në Britani dhe Irlandë me dokumente false, GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

December 27, 2024
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lirojë Arben Rushitin nga masa e arrestit në burg, duke e kaluar atë në arrest shtëpie.

Raportohet se vendimi erdhi pas përfundimit të afateve maksimale ligjore për mbajtjen e masës së sigurimit.

Rushiti ishte arrestuar për përfshirjen në një rrjet kriminal që dërgonte shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas akuzave, rrjeti kishte krijuar një skemë për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke siguruar dokumentacion të rremë për qytetarët.

Gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është dashur të dërgohet në Komisionin e Venecias

Story i radhës

Murati tregon kur do të ekzekutohen shtesat nga 100 euro dhe sa persona hoqën dorë nga përfitimi i tyre

Të fundit nga

ShkoLartë