bregu i diellit ne hije 8 vite pa ndricim publik 676ed229d99c5

Bregu i Diellit në hije: 8 vite pa ndriçim publik

December 27, 2024
1 minut lexim

Fadil Cakolli, banor i lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e ndriçimit në këtë zonë.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, Cakolli tha se lagjja ka mungesë të dritave për më shumë se tetë vjet dhe institucioni komunal nuk gjen zgjidhje për ta.

“Kjo lagjje nuk ka ndriçim që 8 vite . Nuk e dimë nëse ekziston kjo zonë për komunën,” u shpreh ai.

Cakolli njëherësh përmendi se problemet me shtyllat elektrike dhe prania e qenve endacakë, po i rrezikon  banorët.

“I jam drejtuar KEDS-it, më kanë thënë që do të vijnë, por situata mbetet e njëjtë. Problemi është edhe për njerëzit me karroca, të cilët nuk shohin asgjë në terr,” shtoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

degjuam zhurma te goditjes flet pasagjeri qe shpetoi pas rrezimit te aeroplanit ne kazakistan 676ed1816eebd
Story i mëparshëm

“Dëgjuam zhurma të goditjes”, flet pasagjeri që shpëtoi pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

udhetime pa bagazh tendenca e re qe ju kursen para dhe kohe ne aeroporte 676ed356baa06
Story i radhës

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë