Pioli tregon dy momentet kyçe të sezonit

June 9, 2022
1 minut lexim

Në sytë e tyre e kanë ende valën njerëzore të kuqezinjve që fillimisht pushtuan fushën e “Mapeit” dhe më pas gjysmën e Milanos. Në zemër emocioni i një kampionati të fituar me një klub që synon fuqishëm të rikthehet në elitën e futbollit europian.

Stefano Pioli dhe Fikayo Tomori folën për “The Athletic”, njëri nga pushimet dhe tjetri nga grumbullimi i kombëtares angleze. Trajneri i kuqezinjve sqaroi se cilat janë për të fazat vendimtare të rrugëtimit drejt titullit: “Momenti kyç ishte kur u takuam për herë të parë në Milanello.

Ishte 6 korriku i vitit të kaluar. Aty folëm për qëllimet tona. Duhej të synonim lart. Nuk do të kënaqeshim me një vend tjetër të dytë, sepse e kishim provuar tashmë këtë pozicion. Ishte një moment i rëndësishëm, sepse pashë te lojtarët e mi vetëdijen se sa të mirë ishin.

Pastaj, për mendimin tim janë dy ndeshje nga të cilat varej titulli. Përmbysja në derbi është njëra. Kjo është e sigurt, përndryshe diferenca nga Interi do ta kishte vështirësuar rikthimin në vendin e parë.

Tjetra ishte fitorja në minutën e fundit në Romë, ndaj Lazios, e cila erdhi pas disfatës me Interin në gjysmëfinalen e Kupës. Këto momente na dhanë edhe më shumë besim, na kalitën ndjenjën se mund ta fitojmë titullin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ta dijë gjithë bota shqiptare, Edi Rama kundërmon tradhti kombëtare

Story i radhës

​Nesër ora e parë e mësimit në Kosovë dhe Shqipëri i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Të fundit nga

ShkoLartë