Ta dijë gjithë bota shqiptare, Edi Rama kundërmon tradhti kombëtare

Kosova dhe qeveria e saj i ka njëmijë e më shumë arsye që të mos i besoj projektit “Ballkani i hapur”, dhe asnjë iniciative që e inicion dhe projekton Serbia dhe zbuluesi i këtij projekti nga Aleksandër Vuçiqi, sepse ky vend dhe ky popull ka përvoja të hidhura dhe tragjike nga planet dhe strategjitë e Serbisë, të cilat po i vuan edhe këto ditë.

Prandaj, Edi Rama, përmes “Ballkanit të hapur” dhe skenave të tjera po kultivon një politikë tradhtare ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, por edhe ndaj qeneis gjithë kombëtare. Kjo njëherësh do të thotë nënshtrim ndaj të drejtave të një kombi, që trumbetojnë serbosllavët se, “Kosova është zemra e tyre”, e cila nuk qëndron dhe është e pa pranueshme, sepse e vërteta është ajo që është, Kosova e pavarur dhe i përket të gjitha nacionaliteteve që jetojnë brenda saj, këtë e dinë e gjithë bota, por nuk ka tru, që ta kuptojë dhe Edi Rama.

Pse po lejohet ky njeri të bëjë pazare me Vuçiqin dhe Serbinë, duke bërë zhurmë dhe llomotitje me fjalë të pa përtypura mirë dhe të pa pranueshme sa herë që takohet me këlyshët e Millosheviqit, duke ia plotësuar dëshirat dhe ambiciet e tyre tipike, që kanë për Kosovën, ku vërehet një ofensivë e veçantë e Edi Ramës, në favor të politikës serbe, e cila ka në agjendën e vetme, rikolonizimin e Kosovës dhe shfuqizimin e shtetit të saj.

Politiken që paraqet Edi Rama, duke planifikuar me “mikun” e tij Vuçiqin, për çështjet dhe në emër të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje paraprake, kjo mënyrë dhe përpjekje do të jetë utopike, dhe një lojë e ndytë e fantazisë së tij, apo një parashikim i hershëm i asaj që mund të vjen në të ardhmen, pa i parashikuar pasojat dhe shkakun e tyre, që mund të trazojë edhe tërë Ballkanin.

Një veprim i tillë që niset nga një “budallaki” absolute e Edi Ramës, pa e kulluar dhe menduar mirë, që shfaqët në mënyrë arrogante, është një përpjekje për të nxjerrë një shesh përmes imazheve të tilla, atë çka ka mbetur ende e fshehur nga politika e Serbisë, kundër Kosovës, dhe në të kundërtën e saj, si objekt i shpresës dhe afrimit ka mbetur e pa plotësuar edhe një marrëdhënie e zanafillës me Serbinë, duke e krijuar një “Ballkan të hapur”, i cili në realitet do i përmbushte objektivat dhe projektet e Serbisë ndaj Kosovës.

Edi Rama, sikur nuk e kupton domethënien e këtij projekti, i cili nuk është për mirëqenien dhe zhvillimin e tregtisë në favor të Kosovës, por edhe as në favor të Shqipërisë, por do të ishte e kundërta, e cila do të del në pah, sepse Serbia e ka projektuar më herët një program të tillë, një strukturë ku do shpaloset më vonë madhështia e këtij plani famëkeq, në të cilin është ndërtuar dhe fshehur një strategji e rrezikshme nën pretekstin e dobisë dhe mirëqenies së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, aq mirë u bindet urdhrave të Vuçiqit, apo pasardhësit të Millosheviqit, me ç’rast për njeriun që flasim nuk është në gjendje të kuptoj rrezikun e popullit të vet shqiptarë të Kosovës, ose të paktën nuk është i vetëdijshëm për këtë aventurë skandaloze që po e bënë, por më shumë duke qenë i dehur nga ndjenjat e pushtetit dhe popullizmit, të gjitha gjërat i merr si “normale” me madhështinë e vet, për të përkrahur kyçjen e Serbisë në çështjet shumë delikate të Kosovës, mbi të cilën fiksohet Serbia me mashtrime dhe me dredhitë e saj kundër këtij vendi dhe kundër këtij populli.

Nga këto arsye dhe shumë arsye të tjera, do e quajmë të mbrapshtë dhe të pa frytshme vizionin e Edi Ramës, karshi Kosovës dhe popullit të saj, dhe për t’u vënë në shërbim të kësaj doktrine të shëmtuar të Vuçiqit, jo vetëm Edi Rama, por të gjithë ata që e kanë një prapavijë të njëjtë të mos hamenden se, kësaj shkolle të vjetër politike serbe i ka vdekur e ëma, që prej vitit 1999 dhe përgjithmonë.

Kosova dhe populli i saj është i vetëdijshëm, duke përkrahur vetëm Procesin e Berlinit, sepse asnjë iniciativë që niset nga Serbia, nuk është në favor të këtij populli dhe këtij vendi, dhe për mentorët e kësaj politike me shqiptarët e ndershëm, sikur që është Edhi Rama, më produktive do të ishte me u marrë me disa kronika tjera dhe të rëndësishme, sikur që rinia e Kosovës dhe Shqipërisë po largohen me të madhe nga vendet e origjinës, për shkak të papunësisë dhe perspektivës që ua afrojnë vendet e tyre dhe qeveritë aktuale.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, është bërë i famshëm në Serbi, ndoshta edhe më gjerë në ato vende përkrahëse të Serbisë dhe të Rusisë, i cili nuk e fut në përdorim së paku trurin e vogël, që ia vlenë më shumë se gjithçka tjetër, që të merret me çështjet që i takojnë dhe i përkasin realitetit të vendit të vet, ku rinia e këtij vendi po tretet dhe largohet përditë e më shumë nga kushtet e dobëta ekonomike dhe sociale.

A ia rrok “rradakja” këtij kryeministri, që rinia shqiptare e gjinisë femërore që lidhin martesa dhe bëjnë tregëti me dominimin e meshkujve dhe hamshorëve (pleq) serb të Serbisë, duke u martuar me femra të reja shqiptare, një fenomen shumë i prekshëm, që dëshmon gjendjen e mjeruar dhe betejën për jetesë të këtij populli, dhe në anën tjetër, betejën e dëshpërimit dhe mungesën e një perspektive nga ana e shtetit, ku funksionojnë ligje skandaloze të një populli pa zot shtëpie.

Kështu që, Edi Rama, ka edhe më shumë se me çka të merret se të bjerr kohën me Vuçiqin, duke u marrë me çështje që i konvenojnë armikut të shqiptarëve, duke u dëshmuar në këtë mënyrë me një politikë shumë lojale dhe të një niveli me strategji të dobët, që paraqet më shumë se një hendikep në kuptimin e komponentes kombëtare dhe historike të saj.

Ky njeri i “mençur” dhe “supermental” që paraqitet kur del jashtë vendit të vet, dhe jep leksione globale, si një politikan i moderuar i mbarë shqiptarëve, dhe në mënyrën e tij, revizionin e gjithë asaj kulle TË RREJSHME që ndërton me iluzione, qëndrimesh, akuzash e goditjesh cinike për kundërshtarët brenda vendit të tij, hap fronte MONUTONE në secilën anë kundërshtare, duke i dhënë të drejtë vetvetes të bëjë me shtetin çfarë ai dëshiron.

Edi Rama, sa i përket lajthitjeve dhe humbjeve të energjisë së tij, do të ishte diçka personale, apo edhe fantazuese, por jo edhe politike e intelektuale, që ka të bëjë me mirëqenien dhe pozitën e shqiptarëve kudo që janë.

Dhe, për të thënë pakëz më ndryshe, në hapësirën tonë shqiptare, do promovohen vlerat e një populli dhe një kombi në përputhshmëri me të drejtat reale të tyre, që ka origjinë e gjak të përbashkët, që ka një gjuhë e histori të njëjtë e të përjetshme, sikur që është populli shqiptarë në Dardani dhe Shqipëri dhe kudo që frymon qenia e tij njerëzore, por kurrsesi të udhëhequr me logjikën dhe strategjinë e Edi Ramës dhe varësve të tij, sepse kundërmojnë tradhti kombëtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja në Berlin kategorizohet si sulm amok

Story i radhës

Pioli tregon dy momentet kyçe të sezonit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish