Pierce Brosnan i përgjigjet atyre që kritikuan peshën e gruas së tij!

Presionit të pamjes dhe bullizmit nuk i shpëtojnë as të famshmit. E shënjestruar këtë radhë ka qenë bashkëshortja e Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith.

Keely kishte pamjen e një modeleje të vërtetë kur ata u martuan, por nëna e dy fëmijëve prej vitesh ka shumë kilogramë dhe nuk është rikthyer më në peshen e mëparshme.

Por të shoqin, kjo nuk e bezdis aspak.

 Një përdoruese facebook-u shpërndau një foto të vjetër të Pierce dhe gruas së tij ku pozonin buzë detit, së bashku me një foto aktual të tyre duke vënë në dukje ndryshimin në trupat e çiftit, sidomos shtimin në peshë të Keely.

Edhe pse postimi u hoq, Pierce iu përgjigj fyerjeve me shuem gjakftohësi.

“Unë dashuroj çdo pjesë të trupit të saj”, tha ai.

Image

Facebook

Aktori i famshëm tregoi sërish se është krenar për gruan e tij dhe u shpreh se “përpiqet gjithmonë të jetë i denjë për dashurinë e saj”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OKB: Fëmijëve ukrainas po u mohohet fëmijëria e tyre

Story i radhës

​Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Të fundit nga