pezulloni furnizimet me energji ne ukraine kerkesa e putin per sllovakine 68b732c254c97

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

September 2, 2025
1 minut lexim

Gjatë takimit në  Pekin, presidenti rus, Vladimit Putin i ka kërkuar kryeministrit sllovak, Robert Fico që të pezullojë furnizimet me energji të Sllovakisë për Ukrainën.



Putin vlerësoi qëndrimin pro-rus të kryeministrit sllovak dhe qëndrimin “e pavarur” të vendit të tij ndaj politikës së Ukrainës.

“Ne e vlerësojmë shumë politikën e jashtme të pavarur të ndjekur nga ju, ekipi juaj dhe qeveria juaj”, tha Putin në takimin me Ficon.

Fico ka devijuar vazhdimisht nga vendimet e BE-së mbi politikën e Ukrainës. Ai është një nga të paktët krerë të qeverive të BE-së që mban marrëdhënie të mira me Kremlinin pavarësisht pushtimit 3-vjeçar rus të Ukrainës.

Ai është i vetmi kryetar qeverie i BE-së që merr pjesë në festimet aktuale në Kinë për 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne vend qeveria shperblen policet zjarrfikesit dhe efektivet e fa 68b731927ef2d
Lajmi i mëparshëm

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

rritet vlera e manganit ne badoc qytetaret shprehen te brengosur 68b733af634e5
Lajmi i radhës

Rritet vlera e manganit në Badoc, qytetarët shprehen të brengosur

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë