petrovska ministria e mbrojtjes dhe ushtria do te dergojne 24 persona ne turqi per te ndihmuar 63e17187906c7

Petrovska: Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria do të dërgojnë 24 persona në Turqi për të ndihmuar

February 6, 2023
1 minut lexim
petrovska pres 780x439 1

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska njoftoi sonte se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria po dërgojnë ndihma urgjente për t’u përballur me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi.

“Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka marrë vendim që në Turqinë mike të dërgohet ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga Ushtria, qen kërkimore dhe ndihma humanitare. 22 persona nga batalioni i forcave speciale, dy udhërrëfyes dhe qen të trajnuar për gjurmim, së shpejti nisen për në Turqinë aleate, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti katastrofik”, ka shkruar Petrovska në Facebook pas seancës së jashtëzakonshme të qeverisë.

Ne qëndrojmë në solidaritet, thekson ajo, për të ndihmuar të mbijetuarit të kalojnë këto kohë të vështira.

“Gjithmonë do ta ndihmojmë miqtë në vështirësi”, ka shkruar Petrovska.

MARKETING

RENT A CAR

shkeputet 5 kate ashensori i nje pallati ne tirane brenda ndodheshin nje cift bashkeshortesh 63e16ec236525
Story i mëparshëm

Shkëputet 5 kate ashensori i një pallati në Tiranë, brenda ndodheshin një çift bashkëshortësh

mickevski nuk do te kete pazare me mbrojtesit dhe te denuarit per ngjarjet e 27 prillit 63e171b2bd4a9
Story i radhës

Mickevski: Nuk do të ketë pazare me mbrojtësit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit

Të fundit nga

ShkoLartë