Përfitimi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është siguria që sot ndjejnë qytetarët tanë, duke e ditur se janë pjesë e një familjeje të madhe që kujdeset për sigurinë e përbashkët kolektive, theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në Ohër.
Në ligjëratën me temën “Sfidat aktuale të sigurisë dhe perspektivat nga anëtarësimi në NATO gjatë luftës në Ukrainë”, ajo iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO, si dhe kërcënimeve hibride dhe kibernetike, duke përfshirë dezinformimin si kërcënim për sigurinë.
“Çdo pëllëmbë e vendit tonë është nën mbrojtjen e mbrojtjes kolektive dhe kjo sjell një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, tha Petrovska.
Ajo theksoi se është rezultat i vendimeve të guximshme dhe të vështira, por të drejta.
“Ky vit ka treguar realitetin e ashpër se lufta në tokën evropiane nuk i përket të shkuarës dhe se paqja nuk është e garantuar. Prandaj, zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri dhe ndërtimi i rezistencës duhet të jetë prioriteti ynë në vazhdimësi”, theksoi Petrovska