Petkov: Njerëzit nuk presin retorik politike por rezultate konkrete

January 25, 2022
1 minut lexim

Kryeministri bullgar Kirill Petkov në hapjen solemne të mbledhjes së përbashkët u shpreh se qytetarët e Bullgarisë dhe republikës së Maqedonisë së Veriut nuk presin retorikë politike por rezultate konkrete. Me këtë rast Petkov tha se është optimist se gjërat do të ecin para në fushën ekonomisë, infrastrukturës e kështu me radhë.

“Kam shpresa të mëdha, prezenca e juaj në Sofje me gjithë këta ministra flet për vullnetin që të ecim përpara. Nuk ka asgjë më të mirë që të punojmë bashkë, të kemi një ekonomi të hapur dhe të punojmë për integrimin evropian. Të shohim bashkë temat, të drejtat e njeriut, historinë dhe integrimin evropian. Sdot pres rezultate konkrete, besoj se kjo punë konstruktive do ta ndërroj nacionalizmin, gjuhën e urrejtjes dhe do të dëshmoj se të dyja palët dëshirojnë punë të mira, ju dëshiroj sot punë të mirë”, tha Petkov, duke shtuar se njerëzit nuk presin retorik politike, por presin rezultate.

Nga an tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria do t’i dëshmojnë Evropës se në Ballkan mund të bashkëpunohet dhe të shërbejmë si shembull për progres.

“Rajonin ta bëjmë një vend për një jetë më të mirë. Kolegët tanë nga të dyja qeveritë do të punojnë në tema që kanë të bëjnë me infrastrukturën, më pas në pjesën e arsimit. Ekipet tona do të punojnë bashkë, grupet e punës nuk do të përbëhen vetëm nga politikanët, por edhe përfaqësues të fushave në të cilat do të punojnë grupet e punës. Dje kisha një takim shumë të frytshëm me rektorin e Universitetit të Sofjes.

Duhet ti dëshmojmë Evrpës se në Ballkan mund të bashkëpunohet dhe të jemi shembull se si shënohet progres në fushë të ekonomisë dhe fusha të tjera. Unë dhe Kirilli ju dëshirojmë suksese”, tha Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seks në mëngjes apo në mbrëmje? Çka propozojnë ekspertët

Story i radhës

Shtabi i krizës me vendim të rëndësishëm

Të fundit nga

ShkoLartë