Në kohën kur gjithë Bota po e përcjellë me vëmendje situatën në Ukrainë, e cila u sulmua nga agresioni rus, Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë e ka forcuar miqësinë me Aleksandër Vuçiqin. Lufta në Ukrainë e ngriti vetëdijen e njerëzimit vetëdije kjo e cila i bashkojë Shtetet Demokratike dhe vlerat njerëzore me qëllim të mbrojtjes të paqes dhe sigurisë më qëllim të ruajtjes të rendit Botërorë.
Pothuajse të gjitha Shtetet e Bashkimit Evropian u bashkuan dhe folën me një zë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e dënuar agresionin Rus në Ukrainë kundër sovranitetin te Shtetit. I vetmi shtet i cili nuk aplikoj sanksione kundër Rusisë është Serbia në krye me Aleksandër Vuçiqin i cili në vazhdimësi e kërcënon Kosovën dhe punon kundër Pavarësisë dhe sovranitetit të saj.
Miqësia ndërmjet Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit po shihet edhe tani në kohën e krizës ekonomike dhe të mungesës të grurit dhe artikujve tjerë ushqimorë gjithandej Botës. Serbia pasi vendosi të ndaloj eksportimin e grurit dhe prodhimeve tjera ushqimore ajo e shkeli vendimin duke konfirmuar se Shteti serb do ti sigurojë një sasi të konsiderueshme të grurit për nevojat e Shqipërisë. Këtë po e bënë Serbia duke përkëdhelur Edi Ramën për të vazhduar projektin diskriminues dhe pushtues të Ballkanit të hapur.
Vuçiqi po e stimulon Edi Ramën për atë që Rama e përkrahu Serbinë dhe tregun e saj pushtues të interesave hegjemoniste serbe per te dalur në portin e Durrësit. Këto raporte të ngushta miqësore ndërmjet Vuqiqit dhe Edi Ramës po forcohen pasi që Edi Rama e futi në [sandviç] Kosovën duke i ra thikë pas shpine. Personalizimi i politikës së jashtme të Kryeministrit të Shqipërisë kanë tejkaluar të gjitha kodet të interesit të gjithmbarshëm të Shqiptarëve në Ballkan.
Në kohën kur Serbia është rreshtuar në anën e Rusisë në Botë kanë mbetur tre liderë pa integritet, e këta janë Vladimir Putini, Aleksander Llukashenko dhe Edi Rama. Edhe armiku më i madh nuk do ta dëmtonte Kosovën më shumë se projekti hegjemonistë për Ballkanin e hapur të cilën e nisën dhe po e vazhdojnë Vuçiqi dhe Edi Rama.
Si mund të arsyetohet politika private e Edi Ramës i cili e ka personalizuar diplomacinë e jashtme, kur dihet se Shqipëria është anëtare e Aleancës së NATO-së. Kjo aleancë është mobilizuar dhe është në gjendje gadishmërie për t’i bërë ballë agresionit Rusë në Ukrainë me qëllim të ruajtjes së paqes në Botë, e në anën tjetër Edi Rama vazhdon me politikën kryeneçe dhe patologjike kundër Kosovës dhe interesave të Shqiptareve.
Duhet theksuar se gjatë historisë Shqiptaret të përqar gjithandej trojeve me politikën naive dhe shkurtpamëse duke bërë luftë klasash për bajraktarizëm nuk arritën asnjëherë t’i bashkojnë trojet Shqiptare dhe interesat e kombit në përgjithësi. Është koha që institucionet e Shtetit të Kosovës, partitë politike, shoqëria civile, inteligjenca dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të distancohen publikisht ndaj politikës të Kryeministrit të Shqipërisë sa ende nuk është bërë vonë.