Zv/ ministri Rexhepi në debatin: “Kultura e integritetit-luftimi i korrupsionit”

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Ministria për transport dhe lidhje është ndër të parati stitucione që ka krijuar një Plan për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka një rëndësi të madhe në përballjen me këtë fenomen të dëmshëm që pengon realizimin e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Korrupsioni ka shumë forma dhe për këtë arsye zbulimi i duhur i rreziqeve të shfaqjes së tij dhe adresimi i duhur i tyre është i një rëndësie të veçantë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Personalizimi i politikës së jashtme të Edi Ramës!…

Story i radhës

KRRE-ja publikoi çmimet e reja të derivateve, hyjnë në fuqi pas mesnate

Të fundit nga