Përse është seksi më i miri pas një zënke?

May 17, 2022
min lexim

Sa herë në filma keni parë një çift të dashuruar, pas një grindjeje, të kalojë në seks? Sa herë ju ka ndodhur kjo në jetën tuaj?

Mungesa e prekjeve të partnerit nxit dëshirën, por edhe imagjinatën. Partneri ynë gjatë një grindjeje nuk është më dikush që thjesht mund ta kemi, por fakti që ai është i paarritshëm në atë moment ndez imagjinatën dhe dëshirën tonë.

Le të kujtojmë veten se çfarë ndodh me trupin tonë kur jemi të zemëruar. Niveli i kortizolit (hormoni i stresit) rritet, puna e zemrës përshpejtohet, rritet niveli i testosteronit, i cili është përgjegjës për dëshirën seksuale.

Në gjendje adrenaline rritet edhe temperatura e trupit, fillojmë të djersijmë. Pra, shenjat fizike janë pothuajse identike me ato kur bëjmë seks.

Seksi pas grindjes

Tashmë me siguri secili nga ne së paku ka dëgjuar sesa kënaq seksi pas grindjes, nëse deri tash nuk e ka përjetuar edhe vetë. Ata të cilët fillojnë seksin pas grindjes thonë që më së shpeshti është tepër i mirë, shpërthyes, i bujshëm. Mirëpo, nuk janë të paktë edhe ata të cilëve u duket jashtë logjikës dhe nuk mund as ta imagjinojnë që pas grindjes të puthen egërsisht dhe të bëjnë seks me partnerin. Për ç’arsye ndodhin këto pikëpamje të ndryshme ndaj seksit pas grindjes?

Rritja e testosteroneve gjatë grindjes

Gjatë kohës së grindjes së vrullshme tek njeriu ngrihet niveli i testosteroneve. Është një ndër hormonet i cili ngre dëshirën seksuale dhe libidonë. Është krejtësisht normale në atë gjendje që kokat e nxehura të të dy partnerëve ta dëshirojnë seksin dhe të çlirohen nga teprica e këtij hormoni. Mënyra më e mirë e çlirimit është seksi.

Grindjet dhe tradhtitë

Kjo ngritje e nivelit të testosteronit mund të jetë përgjigje e pjesshme pyetjes përse ata meshkuj të cilët shpesh grinden me partneret e veta njëkohësisht edhe më shpesh tradhtojnë. Në rastet kur partnerët mjaft shpesh grinden, ndodhin tradhtitë.

Tradhtitë e tilla nuk janë patjetër pasojë e vetë grindjes, por thjesht ngritja e vazhdueshme e nivelit të testosteroneve, nga të cilat nuk mund të çlirohet ndryshe.

Gjatë kohës së grindjes niveli i hormonit të testosteroneve në gjak ngrihet fuqishëm. Vlera e ngritur njëkohësisht do të thotë edhe libido më e lartë. Meshkujt të cilët grinden shumë sillen vërdallë si bomba të kurdisura dhe kërkojnë rastin se si të gjejnë rastin për të tradhtuar.

Si të çlirohemi në mënyra të tjera nga testosteroni?

Edhe pse nuk është e lehtë për ata të cilët kanë zbuluar botën e magjishme të seksit pas grindjes, akoma ka shumë të tillë që pas grindjes janë tepër të shqetësuar dhe të ofenduar dhe as që mund ta imagjinojnë seksin. Për ata të cilët grindja nuk i nxeh në atë mënyrë ekziston hera tjetër.

Pas grindjes mund të pajtohen dhe të përkëdhelen. Butësia dhe përqafimi i sigurt do ta qetësojnë afshin e trazuar të testosteronit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE: Shpërthime të mëdha në Lviv/ Zbulohet caku i radhës i ushtarisë ruse

Story i radhës

Qindra ushtarë ukrainas po evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal pas disa javësh rezistencë

Të fundit nga

ShkoLartë