Qindra ushtarë ukrainas po evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal pas disa javësh rezistencë

Më shumë se 250 ushtarë ukrainas po evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin e Mariupolit pas disa javësh rezistencë kundër pushtimit rus.

Rreth 53 trupa po dërgohen në spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk, rreth 30 milje në lindje, sipas zëvendësministres së mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar.

211 persona të tjerë po dërgohen në Olenivka, rreth 55 milje në veri, përmes korridoreve humanitare, tha ajo, duke shtuar se ata do të shkëmbeheshin me të burgosur ushtarakë rusë përpara se të ktheheshin në shtëpi.

Për javë të tëra, ushtarët ishin ‘xhepi’ i fundit i mbetur i rezistencës kundër përparimit rus në Mariupol, një qytet me rëndësi strategjike në bregun verior të Detit Azov.

Falë mbrojtësve të Mariupolit, Ukraina fitoi kohë shumë të rëndësishme dhe ata përmbushën të gjitha detyrat e tyre. Por është e pamundur të zhbllokosh Azovstal me mjete ushtarake. Ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit që janë ende në Azovstal” shtoi Malyar, pa thënë se sa njerëz kanë mbetur.

Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase – Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, si dhe ekipit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë”, ka thënë predidenti Zelensky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përse është seksi më i miri pas një zënke?

Story i radhës

Rrëfimi tronditës i ukrainasit: U varrosa i gjallë për të shpëtuar nga rusët – publikohet videoja që tregon çdo gjë

Të fundit nga