Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të hënë mbi projektin e investimit në Zvërnec, ku gjatë fundjavës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private të projektit.
Anulimi i investimit do të ishte humbje e madhe për të ardhmen e Shqipërisë tha Rama. Sipas tij aktualisht nuk ka projekt për Zvërnecin duke sqaruar të gjithë procedurat që janë ndjekur.
Në nisjen e episodit të kësaj të hëne në Top Story, autorja dhe moderatorja Grida Duma foli sa i përket përplasjeve, duke e cilësuar këtë si një ngjarje që nuk mund të evitohej, pavarësisht distancës që ajo dhe një pjesë e madhe e stafit të emisionit ndodheshin.
“Një ngjarje e cila nuk mund të evitohej pavarësisht vendndodhjes që unë edhe një pjesë e madhe e stafit të Top Storyt jemi dhe nuk mund ta evitonim atë që ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur peshë një numër jo të vogël qytetarësh, i cili sigurisht mund të hyjë në diskutime nëse ishin të lobuar, nëse ishin të shtyrë apo janë plotësisht të ndërgjegjësuar sa i përket ruajtjes së Shqipërisë, së atdheut si një pronë e përbashkët dhe jo vetëm, por edhe të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë tonë.
Gjithçka ka ndodhur në bulevard, gjithçka ka ndodhur përtej bulevardit, gjithçka ka ndodhur me klasën politike nga qëndrimet, u dha në insert deri diku. Kjo pjesë e parë e Top Story-t, të cilën detyrohemi ta bëjmë në distancë, në largësi, i dedikohet totalisht përgjegjshmërisë që kemi sa i përket faktit që nuk mund dhe s’duhet t’i largohemi aktualitetit, pavarësisht se sërish në Top Story, duke ndjekur çast pas çasti, vijueshmërinë dhe analizën mbi transparencën e kësaj ngjarje që lidhet me pronën private në ato zona, të Zvërnecit dhe jo vetëm, mbi transparencën dhe projektet, se si lëvrohen në atë që Rama konsideron që një herë të parë, një herë të dytë janë kthyer mbrapsht… Janë kthyer mbrapsht mbi të cilat kritere dhe cilat kritere?”, tha ndër të tjera Duma.
Burimi: botasot.info


