ask rriten te hyrat dhe shpenzimet e qeverise 6a1dfe5555b6b

ASK: Rriten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë

June 1, 2026
1 minut lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e parë (TM1) 2026. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Rriten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë në TM1 2026, krahasuar me TM1 2025 

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë në TM1 2026 ishin 841.8 milion Euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2025) të hyrat e Qeverisë ishin 687.9 milion Euro”, njofton ASK.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte që paraqesin rreth 68 %; Tatimet rrjedhëse në të ardhura paraqesin rreth 17 %; Aktivet dhe detyrimet financiare paraqesin rreth 7 %, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shpërndarja e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme bazuar në ESA2010

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në TM1 2026 ishin 792.0 milion Euro, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2025), shpenzimet e Qeverisë ishin 703.2 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kompensimi i punëtorëve me rreth 38 %; Kontributet sociale dhe përfitimet me rreth 31 %; Konsumi i ndërmjetëm me rreth 12 %; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

80178010 40f4 4573 984e de10f656098f
Lajmi i mëparshëm

E dhimbshme/ Drejtori i NPK Bislimi bashkë me “Agimin e Bamirësisë” e ndihmuan javë më parë, gjendet pa shenja jete një i moshuar në Tetovë

perplasjet per zvernecin monologu i grida dumes gjithcka ndodhi ne bulevard gjithcka ndodhi pertej bulevardit 6a1dfed3805d6
Lajmi i radhës

Përplasjet për Zvërnecin, monologu i Grida Dumës: Gjithçka ndodhi në bulevard, gjithçka ndodhi përtej bulevardit…

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë