perplasja e trenave ne angli 89 te lenduar 11 prej tyre ne gjendje shume te rende 6a3662f0a9aea

Përplasja e trenave në Angli/ 89 të lënduar, 11 prej tyre në gjendje shumë të rëndë

June 20, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Anglinë Lindore, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar një numër të madh të lënduarve.

Sipas shërbimit të urgjencës, 89 persona janë prekur nga aksidenti, ndërsa një viktimë ishte raportuar më herët nga policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 11 persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 22 janë plagosur rëndë, ndërsa 56 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan bbc.

Pas aksidentit, të gjitha linjat hekurudhore mes Lutonit dhe Bedfordit janë bllokuar, ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë. Trenat e planifikuar për pjesën e mbetur të ditës janë anuluar.

Pasagjerëve që ndodheshin në trena përgjatë linjës së prekur u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të presin udhëzime të mëtejshme nga operatorët hekurudhorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, policia dhe një helikopter i shërbimit mjekësor. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Bedfordshire ka konfirmuar se ekipet janë duke punuar në zonën e aksidentit, në jug të Bedfordit.

Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore Thameslink deklaroi se shërbimet emergjente po merren me situatën dhe se po kryhen hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna të plota për rrethanat e aksidentit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën dhe të mos udhëtojnë nëpër këtë linjë deri në njoftimin e radhës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kanosi ne facebook nje person tirane policia i gjen ne banese 1500 fara kanabis arrestohet 38 vjecari 6a36629084ecf
Lajmi i mëparshëm

Kanosi në Facebook një person/ Tiranë, policia i gjen në banesë 1500 fara kanabis, arrestohet 38 vjeçari

bad bunny thyen rekorde behet artisti i pare latino amerikan qe kalon 1 miliard dollare te ardhura nga turnete 6a3663bb76dc1
Lajmi i radhës

Bad Bunny thyen rekorde, bëhet artisti i parë latino-amerikan që kalon 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë