Përpjekja për shkarkimin e drejtoreshës së Gjimnazit, Aliu: Shantazhi dhe ndikimi politik është i papranueshëm

March 22, 2022
min lexim

Zëvendësministri i arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar për përpjekjen për shkarkimin e drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviç”, Teuta Llalla, e cila akuzon se në emër të kryetarit të komunës disa persona i kanë kërkuar të japë dorëheqje. Zëvendësministri Aliu thotë se shantazhi dhe ndikimi politik për ne është i papranueshëm, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të Tetovës dhe bashkëpunëtorëve të tij që mos bëjnë presione mbi drejtoreshën dhe institucionet arsimore në përgjithësi.

“Prandaj i bëj thirrje një formë e këtillë ndikon negativisht mbi ecurinë e procesit arsimor dhe ulë cilësinë e arsimit pasi që ajo është zgjedhur në bazë të kushteve të parapara për zgjidhjen e një drejtorit të një institucioni arsimor, gjykoj se lidhur me këtë duhet të reagojë edhe organet kompetente me që e ka paraqitur edhe në Ministrin e Punëve të Brendshme”, tha Aliu.

I pyetur nëse Komuna e Tetovës rrezikohet që t’i merren kompetencat në arsim, Aliu tha se fillimisht organet kompetente duhet që të merren me rastin.

“Duhet t’i lihet organeve për të konfirmuar rastin e këtillë siç janë organet e punëve të brendshme, të shihet nëse ka shantazh ose kërcënim, pastaj dhe inspektorati arsimit duhet ta bëj punën e vet, nuk mund ministria të sjell një vendim ad-hok, aty për aty, pa një konsultim edhe me organet përgjegjëse”, shton Aliu.

Për këtë rast, gjatë pasdites së djeshme, personat të cilët i përmend drejtoresha, Sadat Suljemani edhe Valedin Ademi, janë ftuar në stacionin policor në Tetovës për bisedë në lidhje me rastin.

“Dje (21 mars) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë janë thirrur personat V.A. (33) dhe S.S. (46) nga Tetova, të cilët janë denoncuar nga 45 vjeçarja T.L. nga Tetova, të njëjtën ditë rreth orës 10:45, për rrezikim të sigurisë së saj dhe sjellje agresive. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB Tetovë.

Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës në një denoncim në polici por edhe para mediave u shpreh se Sadat Sulejamni në emër të kryetrarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i kishte kërkuar që ajo të jep dorëheqje nga posti i drejtoreshës. Kryetari Kasami, mohoi që dikush nga komuna të ketë kërcënuar, ndërsa u shpreh edhe se në shkollat tona kemi drejtorë që ju pjell mendja edhe gjëra të këtilla.TV21

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Novichok”/ Arma toksike që u përdor për vrasjen e ish agjentit të KGB-së, Biden thotë se Rusia mund ta përdor sërish në Ukrainë

Story i radhës

Përdoruesit e Instagram mund të etiketojnë produktet

Të fundit nga

ShkoLartë