ilir lloha paralajmeron ilaci per diabetiket mund te shkaktoje dobesim te rrezikshem pa mbikeqyrje 676f151b864e2

Ilir Lloha paralajmëron: Ilaçi për diabetikët mund të shkaktojë dobësim të rrezikshëm pa mbikëqyrje

December 27, 2024
1 minut lexim

Në emisionin “Alert” në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, u bë një apel i fortë lidhur me përdorimin e një ilaçi të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë, që ka tërhequr shumë vëmendje kohët e fundit për trajtimin e diabetikëve dhe individëve me obezitet.

Ilir Lloha, Zëvendësdekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, shpjegoi se ky ilaç është i përshtatshëm vetëm për ata që kanë diabet dhe janë të obezë, dhe jo për të gjithë, pasi mund të shkaktojë varësi dhe pasoja të tjera të rënda shëndetësore.

Lloha theksoi se përdorimi i ilaçit nga individë që nuk janë diabetikë mund të çojë në probleme serioze, si humbje të shpejtë të peshës, që mund të arrijë deri në 30 kg brenda një periudhe të shkurtër.

Ai sqaroi gjithashtu se ilaçi ka efektin e frenimit të urisë dhe është i sigurt vetëm për pacientët me diabet dhe obezitet, duke e bërë të rëndësishëm përdorimin e tij vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve.

“Ky ilaç është i efektshëm për ata që kanë nevojë për trajtim, por përdorimi pa rekomandimin e mjekut mund të ketë pasoja të rënda,” u shpreh Lloha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trazirat politike ne bote mund te sjellin telashe per ekonomine globale ne 2025 analiza e cnn ja ndikimi i presidentit trump 676f1047e5929
Story i mëparshëm

“Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025”, analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

profesori i juridikut tregon se ku gaboi kqz ja lista serbe eshte dashur te shpallet 676f1eb738fbc
Story i radhës

Profesori i juridikut tregon se ku gaboi KQZ-ja: Lista Serbe është dashur të shpallet…

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë