Përdoruesit e Instagram mund të etiketojnë produktet

Etiketat e Instagram nuk vlejnë vetëm për llogaritë e tjera. Aplikacioni ka vendosur të zgjerojë etiketimin e produkteve në mënyrë që përdoruesit të etiketojnë edhe sende specifike brenda postimit.

Deri më sot etiketimi i produktit ka qenë i disponueshëm vetëm për bizneset dhe krijuesit por në muajt në vijim do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Etiketimi i një produkti funksionon një lloj si me etiketimin e një llogari tjetër ku përdoruesit mund ti vendosin etiketat në hapësira specifike të imazhit. Etiketat e produkteve janë të disponueshme aktualisht për bizneset që kanë një dyqan në Instagram.

Instagram tha se afro 1.6 milionë njerëz etiketojnë të paktën një brend çdo javë në aplikacion. Në 2020-ën Instagram lançoi tabin e ridizajnuar të shitblerjes.

Kompanie e përshkruan si një hapësirë për të shfletuar produkte nga brendet dhe krijuesit e preferuar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përpjekja për shkarkimin e drejtoreshës së Gjimnazit, Aliu: Shantazhi dhe ndikimi politik është i papranueshëm

Story i radhës

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, komentojnë studiuesit

Të fundit nga