Përparim Rama: Jemi me fat që Manifesti e ka përzgjedh Prishtinën

February 22, 2022
min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ftuar në Rubikon, foli për Bienalen Manifesta 14 e cila do të mbahet në Prishtinë.

Rama u shpreh se po ndihet mirë që një fat të tillë e pati Kosova.

“Jemi më fat që Manifesti e ka përzgjedh Prishtinën dhe e përuroj ekipin në krye me Yll Rugovën aso kohe që kanë fituar Manifestën që kanë arritur ta sjellin Manifestën në Prishtinë. Kam pasur fatin që edhe mua më kanë ftuar në atë kohë të jem pjesëtarë i bordit, dhe kam pasur mundësinë që nga fillimi me krijuar ashtu me bashkëpunua në mënyre të drejt për drejtë me Manifestin dhe si mundet Manifesta me e pas impaktin me pozitiv të mundshëm në qytetin e Prishtinës qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama.

Rama gjithashtu shtoi se ideja e një Bienali të tillë ishte me së e ditshme që nga fillimi.

“Ideja që nga fillimi ka qenë se Manifesta përveç  të jetë si një platformë që ndihmon transformimin urban të Prishtinës që është një ashtu prej poshtë larg, një mundësi për manifestin që ta bijë artin apo ndjenjën e artit, emocionin e artit të qytetarët e jo ndoshta ashtu metoda klasike ku arti ekspozohet nëpër ndërtesa të ndryshme dhe e bijën qytetarin të arti, kjo ideja e përdorimit të manifestit si një bienale si një festival që përdoret si transformues apo si një mundësi për transformim të qytetit. Ka qenë diçka që kemi bashkëpunuar që nga fillimi për me i mundësuar Prishtinës me mendu ndoshta jashtë standardes se si hapësirat publike, të cilat ne i kemi prej kohësh e shumë prej tyre janë jofunksionale, janë të pashfryëzume për mungesë të ndërlidhjes për shembull, kemi pas plane si p.sh. pallati i rinisë, ndërlidhja e pallatit të rinisë me Ulpianën, lidhja me hotelin Grand është një projekt që ka qenë i 80-tave e nuk ka ndodhur kurrë”, shtoi ai.

Gjithashtu i pari i Prishtinës u shprehë se një investim i tillë është shumë me vlerë për Prishtinën dhe për gjithë qytetaret.

“Ndërmjet Manifestes mundemi me bo intervenime të drejtpërdrejta të menjëhershme, tash për me e pas atë eksperiencën e drejt për drejt që qytetaret e Prishtinës me filluar me pas atë emocionin ose ndjenjën se çfarë ndodhë nëse vetëm fillojmë me i krijuar këto ndërlidhje. Investimi i Prishtinës ne një bienale si Manifesti të i kthehet drejtpërdrejt qytetarit të Prishtinës, komunitetit të Prishtinës pra të mundësoi këto eksperiencën e re ndërlidhjet e reja, potencialet që i ka kryeqyteti për transformim. Këto ndërtime do të jenë provizore por do të jetë eksperienca, pra eksperienca e këtyre nderimeve prej provizoreve mandej vinë tjerat të cilat janë intervenime arkitektonikë që do të jenë prej një kohë të gjatë. Këto stimulojnë komunikimin ne një nivel tjetër me komunitetet, p.sh. si minoritetet me komunitetin ashkali ose me komunitetin turk, Janë disa intervenime të shumta që Manifesta i mundëson tash për transformimin e qytetit dhe për fillimin e debateve dhe diskutimeve të ndryshme, ndër komunitete edhe komunitetin e arteve, komuniteteve të ndryshme edhe brenda qytetit për zhvillim te qytetit”, përfundoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tronditëse/ “Shëruesi”: Kur të fërkoj këtu, çfarë ndjen? Je ftohur në b***ë, gruaja: Jo të lutem mos më …!

Story i radhës

Rama: Rreth 10.000 nxënës mund të lidhen direkt me programet e Manifestës

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë