Rama: Rreth 10.000 nxënës mund të lidhen direkt me programet e Manifestës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se festivali Manifesta, që do të mbahet në Prishtinë, si pjesë të aktivitetit do të ketë edhe nxënës.

“Rreth 10.000 nxënës mund të lidhen direkt me programet e Manifestës, po ashtu p.sh. edhe në administratën publike, punëtorët tanë në administratën publike kanë qasje të drejtpërdrejtë ndërmjet familjes, gjithë ata punëtorë që punojnë në administratë publike me qenë, me mujtë me i vizitu gjitha këto hapësira, ku ka intervenime artistike ose urbanistike, në mënyrë që Manifesta me të vërtetë të jetë e lidhur me komunitetin”, theksoi ai.

“Komuniteti do të jetë pjesë e Manifestës edhe të ketë një impakt pozitiv në gjithë qytetin, në gjithë qytetarët e Prishtinës, pra në nivele të ndryshme.

Siç e dimë, në spektrin publik ndoshta familjet nuk kanë pasur shanse të jenë të ekspozuar ndaj artit, kulturës, në mënyrën qysh kishim pasur dëshirë, për shkak të mundësive të ndryshme, mirëpo tani e shohim këtë si një mundësi të madhe fantastike dhe jemi në mënyre aktive duke i krijuar strukturat për t’iu mundësuar gjithë qytetarëve të jenë pjesë e Manifestës”, përfundoi Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përparim Rama: Jemi me fat që Manifesti e ka përzgjedh Prishtinën

Story i radhës

Torres: Guardiola dhe Enrique j janë trajnerët më të mirë në botë

Të fundit nga