Përndjekja politika e Beogradit ndaj Shaip Kamberit është sulm mbi fjalën e lirë dhe shqiptarët në Luginë

Shaipi është halë në sy për Beogradin! Shaipi ka thuajse tri dekada punë të parezervë për kauzën tonë kombëtare (e, për dy nga këto e njoh edhe personalisht ngase bashkëpunojmë ngushtë)! Sot, regjimi i Beogradit paska filluar edhe zyrtarisht ndjekjen e tij politike përmes instrumenteve të (pa)drejtësisë shtetërore, puro në shërbim të regjimit.

Opozita e vetme në Serbinë e Vuçiqit në Kuvendin Popullor është pikërisht Shaipi. Andaj, është halë në sy për Beogradin.

Nuk ka rast më eklatant sesa ky kur një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE-së, e i cili natë e ditë ankohet nëpër secilën kryeqendër të botës për “diskriminimin e vuajtjet e serbëve në Kosovë,”anipse Kosova ofron privilegje, përtej të drejtave më të zgjeruara për minoritetin serb në vend, përndjekë politikisht zërin e vetëm racional, faktik, e elokuent, të opozitës.

Është e pafalshme për Tiranën e Prishtinën zyrtare të ‘mbyllin sytë’ në këtë situatë! Veç paramendoni se çfarë do bënte Beogradi sikur Kosova të përndjekjet politikisht në këtë mënyrë një lider serb lokal?! Edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së do alarmohej…

Askush s’ka me vepru për neve, kur institucionet tona heshtin. E heshtja dihet çka nënkupton!

#JoHeshtjes #MeShaipin #LuginaShqiptare

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Facebook Messenger lançon enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

Story i radhës

Prag lufte në Ukrainë? Putini në panik, befasohet nga përgjigjja e Perëndimit për pushtimin

Të fundit nga