permbytjet ne durres desh mu mbyt femija flet nena e dergova te fisi qe te kujdeset per te nuk na strehuan 695d2c375df32

Përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, flet nëna: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

January 6, 2026
1 minut lexim

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë rezultuar thuajse shkatërrimtare për një familje në Durrës.

Një nënë, në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, shprehet se shtëpia është përmbytur që mbrëmjen e djeshme, mirëpo ka dalë nga banesa në orën 3 të mëngjesit, pasi rrezikonte jetën fëmija.

Më tej ajo tregon se shkoi në polici për ndihmë, pori kishin komunikuar që të shkojë në bashki.

“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm mickoski eshte nje kukull nen ndikim te drejtperdrejte nga beogradi 695d1fb25b8d0
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Mickoski është një kukull nën ndikim të drejtpërdrejtë nga Beogradi

bora mbulon stadiumin e shtetit te rajonit 695d2c95bbd80
Lajmi i radhës

Bora mbulon stadiumin e shtetit të rajonit 

Të fundit nga

ShkoLartë