Tepelenë – Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën një kamion.
Raportohet se kamioni ka qenë pa ngarkesë dhe drejtohej nga I. M., banues në Serbi.
Fatmirësisht sipas policisë, nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.