perkujtohet lidhja e prizrenit presidenti begaj fryma e saj na udheheq edhe sot 6a291771cc9ba

Përkujtohet Lidhja e Prizrenit, Presidenti Begaj: Fryma e saj na udhëheq edhe sot

June 10, 2026
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit shkruan se 148 vite më parë, në Prizren u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Sipas Begajt, Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve.

“Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Presidenti.

Begaj thekson se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ai shton se shembulli, kurajo dhe mençuria e figurave të asaj kohe vijojnë të jenë frymëzim për kombin shqiptar.

“Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, shkruan Begaj.

Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878 dhe konsiderohet një nga momentet kyçe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfundon procesi i numerimit dhe verifikimit te votave ne 13 komuna 6a2916f424c64
Lajmi i mëparshëm

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

greqia synon te krijoje qendra kthimi miraton legjislacionin per te pershpejtuar deportimin e emigranteve 6a2917d046544
Lajmi i radhës

Greqia synon të krijojë qendra kthimi, miraton legjislacionin për të përshpejtuar deportimin e emigrantëve

Të fundit nga

ShkoLartë