Përkeqësohet situata në pyllin e Peshtanit në Shqipëri, përdoret helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

July 23, 2023
1 minut lexim

Situata është përkeqësuar në pyllin me pisha të Peshtanit në Fier të Shqipërisë.

Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrave të zjarrit në Peshtan, flakët kanë nisur të dalin sërish jashtë kontrollit.

Flakët si pasojë e erës kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të situatës së vështirë.

Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së prefektit të qarkut Fier, Lefter Shehaj.

Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rita Ora flet për eksperiencën në filmin “Wonderwell” me aktoren e ndjerë Carrie Fisher: Ajo është një ikonë, do ta kujtoj gjithmonë

Story i radhës

​Shushnica: Beogradi kidnapoi jetën e serbëve të Kosovës, i izoloi nga normaliteti

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë