Deputeti demokrat foli pas përjashtimit të dy kolegëve të tij Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu për 60 ditë nga seancat plenare, pasi tentuan të godasin me shishe ujë dhe vezë Ramën dhe Ballukun, seancën e së enjtes.
Korreshi pretendon se ishin socialistët që goditën me shishe të parët në drejtim të demokratëve në seancë.
Por këto gjëra shton ai Sekretariati i Etikës, nuk do që t’i shohë. Ai shprehet se kemi të bëjmë me një vendim të paracaktuar nga Rama.
Saimir Korreshi: Çdo veprim që mund të pretendohet është që nga formulimi i gabuar. Rregullorja i përshkruan kur ka dhunë. Kemi raste të tjera kur bllokohet foltorja. Janë shkruar e zeza mbi të bardhë. Dhe rasti që mund të shkohej në pikën 6, brenda sesionit, nuk janë dënuar në sesionin parlamentar. U dënuan 60 ditë pa rregullore si duhet të dënohen sekretariati që japin dënim pa rregullore?! Shkelje e rëndë e rregullores.
Ju ftoj të shikoni 65/1 pika e parë i ka të gjitha elementët për veprimet që janë akuzuar kolegët. E ka taksuar 10 ditë jo më tepër. Piroteknikë është idiotësi. Nuk ka lëndë tymuese. Nuk ka pasur asnjë. Kolegët e tyre nuk i shikojnë. Kur ata hedhin bidona. Vendim i paracaktuar nga Edi Rama. Tashmë nuk ka më shtet ndarje pushtetesh, apo presidenti që është bërë si paradhoma e kryeministrit.
Burimi: botasot.info


