perimet po hidhen ne kanal fermeret tregu nuk po i terheq me nga frika e helmeve shteti duhet te beje kontrolle 68ceae15b4b44

Perimet po hidhen në kanal, fermerët: Tregu nuk po i tërheq më nga frika e helmeve, shteti duhet të bëjë kontrolle

September 20, 2025
1 minut lexim

Gramoz Lima nga fshati Suk 2 i Fierit, prej 10 vitesh merret me punët e bujqësisë.

Në një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh  në serë, ai ka kultivuar dy kultura bujqësore, trangull dhe domate. Por këtë vit, fatkeqësisht nuk ka shitur asnjë kilogram trangull, përkundrazi i gjithë prodhimi në vend të tezgave të markatës ka shkuar drejt kanalit, dhe fajin për këtë nuk e kanë vetëm fermerët, por edhe Ministria e Bujqësisë.

“Pikat e grumbullimit këtë trangull nuk e duan, është pa lek, asnjë kilogram, na mbetën fëmijët pa bukë. Këta thonë është me helme, o shtet bëji analizat ndërto laboratore mos ndërto vetëm magazina, kioska, të gjitha lekët e AZHBR-së shkuan në kioska, jo tek ne. Nëse del me helme ky prodhim, shkoj unë në burg”, thotë fermeri.

“Nëse për trangullin nuk ka treg, nga ana tjetër çmimi që pikat e grumbullimit po blejnë domaten nuk mbulon as kostot e prodhimit.

“40 lekë kjo domate sot, është më cilësi doli e saktë më paguaj, nuk doli më dërgo në burg tek shokët”, shprehet Lima.

Nëse mendoni që ky prodhim do të shkojë në treg, e keni gabim, Gramozi priti mbi një javë që tregtarët të trokisnin në derën e tij për ta blerë këtë prodhim, por ndodhi e kundërta ata nuk erdhën, e si përfundim ky trangull do të shkojë në kanal, ushqim për bagëtitë.

Histori si kjo e Gramozit në këtë sezon bujqësor ka pafund, ato i gjen në Fier, Berat dhe Lushnjë. E gjitha kjo ndodhi pasi shtetet si Kroacia dhe Sllovenia bllokuan perimet dhe frutat e Shqipërisë sepse ato rezultuan të mbingarkura me pesticide. Sjellja e fermerëve të pandershëm dhe të pandërgjegjshëm, bëri që bujqësia e shqiptare të mos jetë ajo e eksporteve apo e krenarisë, por e bëri atë bujqësinë e perimeve të kalbura në rrugë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr i madh mbi batince te shkupit 68ceacb305051
Lajmi i mëparshëm

Zjarr i madh mbi Batincë të Shkupit

gazeta e madhe italiane zbulon detajet inter u terhoq nga gara per lookman shkaku i ketij lojtari 68ceae7644609
Lajmi i radhës

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

Të fundit nga

ShkoLartë