Përgjysmohet vlera e Bitcoin dhe Ether

January 24, 2022
1 minut lexim

Tregu i kriptomonedhave humbi 130 miliardë dollarë në 24 orët e fundit ndërsa kriptomonedhat kryesore po shiteshin në masë.

Bitcoin ra me 4% në 33,755 dollarë sipas të dhënave të CoinMetrics ndërsa ther me 7% në 2,239 dollarë. Në mëngjes të dy ranë në nivelin më të ulët që prej muajit Korrik dhe vlera sot është sa gjysma e niveleve rekord.

Vlera e kriptomonedhave po diktohet edhe nga tregjet e aksioneve të cilat janë në rënie që prej fillimit të vitit. Investitorët kanë shitur në masë asete me rrezik të lartë siç janë aksionet e teknologjike ndërsa përgatiten për masa më të shtrënguara të Rezervës Federale në SHBA dhe interesa më të larta kredidhënëse.

Shumë analistë e shohin vlerën 30 mijë dollarë si kufiri i mbështetjes për bitcoin. Megjithatë ata i frikësohen se kriptomonedha mund të bjerë më tutje.

Investitorët gjithashtu i tremben inflacionit në rritje. Mbështetësit e bitcoin janë shprehur vazhdimisht se monedha dixhitale është një parajsë kundër inflacionit, por kjo teori nuk ka qëndruar sidomos me investitorët e rinj.

Nga ana tjetër me rritjen e interesit nga investitorë institucionalë është rritur edhe interesi i investitorëve afatshkurtër të cilët e shohin bitcoin si një mundësi fitimi e shpejtë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani takohet me homologen bullgare, Gençovska! Flitet për dialogun politik Shkup-Sofje

Story i radhës

Lëvizja Besa:Pro shfuqizimit të qeverisë teknike

Të fundit nga

ShkoLartë