osmani takohet me homologen bullgare gencovska flitet per dialogun politik shkup sofje 61eeb96ecc757

Osmani takohet me homologen bullgare, Gençovska! Flitet për dialogun politik Shkup-Sofje

January 24, 2022
1 minut lexim
272662918 495574755257184 6809774081071703402 n

Ministrja e Punëve të Jashtme në Bullgari, Teodora Gençovska dhe ministri Bujar Osmani sot u takuan në Sofje në vigjilje të seancës së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverive të Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë takimit u shqyrtua gjendja aktuale e dialogut politik dhe marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim të vitit 2017. U diskutua gjithashtu për përgjigjen e dorëzuar në dhjetor të viti 2021 nga Maqedonia e Veriut ndaj propozimeve nga Bullgaria për paketën e çështjeve politike të ashtuquajtur “5 + 1″. Ministrja, Gençovska dhe Ministri, Osmani ndanë mendimin se kontaktet e drejtpërdrejta dhe intensive ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve janë rruga e duhur për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve reciprokisht të pranueshme për çështjet e hapura”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sami kanaqi kryetar i ri i shoqates kraja 61eeb75a3bbdd
Story i mëparshëm

Sami Kanaqi, kryetar i ri i Shoqates Kraja

pergjysmohet vlera e bitcoin dhe ether 61eebb2f578b8
Story i radhës

Përgjysmohet vlera e Bitcoin dhe Ether

Të fundit nga

ShkoLartë