Përfundon takimi i degës së Çairit me Ali Ahmetin, flet Izet Mexhiti (VIDEO)

Pas kërkesës publike nga “Grupi i Zjarrit” dhe takimit të tyre me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Izet Mexhiti u shpreh se vazhdojnë me kërkesat e tyre të cilat i vlerësojnë si demokratike dhe në të mirë të të gjithëve.

Në lidhje me deklaratën e Ahmetit i cili ditë më parë tha se BDI mundet pa Xhaferin, Bexhetin, Mexhiti u shpreh se BDI mund të funksionoj pa ta por edhe pa Artanin.

“Mundet edhe pa ne sepse askush nuk është i pa zëvendësueshëm, jo vetëm në BDI po në qfarëdo procesi pra mundet edhe pa Blerimin, Izetin e Musën, ndoshta pa Artanin mendoj se ka funksionuar BDI edhe pa Artanin dhe ka funksionuar mirë, suksesshëm, fitore pas fitore dhe ne duam që ta kthejmë BDI aty si fitimtare në kampin shqipëtar”, tha Mexhiti.

YouTube video

Marketing

Story i mëparshëm

Futbollisti kërçovar luan për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë?!

Story i radhës

Punimet në Tunelin e Llogarasë hasin në shpella karstike, mbi tre kilometra të hapura

Të fundit nga