“Gratë të kërkojnë ndihmë”/ Kërkohet që të forcohet ligji për të minimizuar dhunën në familje

Ngjarja e Shkodrës, e cila tronditi mbarë opinionin publik, duhet të alarmojë  të gjitha strukturat shtetërore, si ato që merren me gratë e dhunuara, dhe ato të shëndetit mendor, e cila është paralajmëruar si pandemia e radhës.

Përveç dhunës nga burrat, stigma vret ende në Shqipëri. Gratë nuk kërkojnë ndihmë, pasi kanë turp që dikush tjetër mëson për marrëdhënien e tyre në krizë.

“Duhet të kërkojnë ndihmë. Vetëm vdekjes nuk kemi  ç’ti bëjmë,  të tjerat kanë zgjidhje”, u shpreh Iris Luarasi.

Nga ana tjetër, ende sot ngatërrohet roli i psikologut.

“Që rasti i Almës në Shkodër të mos përsëritet, duhet ndërhyrë sot dhe jo nesër, pasi shumë të tjera si ajo janë duke provuar  dhunë, tradhti, poshtërim dhe që durojnë për hir të fëmijëve e se nuk kanë me se t’i ushqejnë apo strehojnë nëse do të denoncojnë dhunën”.

Story i mëparshëm

SHBA mbështet vendimin që serbëve t’u lehtësohet kthimi i patentë shoferëve ilegalë në RKS

Story i radhës

Varr masiv në Gaza, zbulohen 49 trupa palestinezë në spitalin Al-Shifa

Të fundit nga