SHBA mbështet vendimin që serbëve t’u lehtësohet kthimi i patentë shoferëve ilegalë në RKS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për të lehtësuar pajisjen me patentë shoferë të Kosovës për ata që kanë patentë shoferë ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar në “X” se SHBA-ja “mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejmë dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse e multietnike”.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që për këtë konvertim qytetarët serbë të mos detyrohen t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

Afati për konvertimin e patentë shoferëve, i cili do të hyjë në fuqi nga e enjtja e 9 majit, do të vlejë deri më 9 gusht.

Story i mëparshëm

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Story i radhës

“Gratë të kërkojnë ndihmë”/ Kërkohet që të forcohet ligji për të minimizuar dhunën në familje

Të fundit nga