Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor në Kosovë, në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, Faton Loshi, i cili tha se procesi i numërimit është mbyllur dhe materialet zgjedhore tashmë po dërgohen për verifikim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë.
“Po, ka përfunduar, tash jemi duke i dërguar për në QNR në Prishtinë”, deklaroi Loshi.
Ai shtoi se gjithçka ka shkuar në rregull, pa ndonjë problem gjatë procesit.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë LVV me 42,95% ose 299,328 vota, PDK e dyta me 21,14% ose 147,292 vota, LDK e treta me 17,60% ose 122,659 vota dhe Aleanca e katërta me 7,16% ose 49,913 vota.
Në zgjedhjet e 7 qershorit sipas KQZ-së është dalja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me dy palë zgjedhje parlamentare të vitit 2025.
Burimi: botasot.info


