sot shtrengata shiu paralajmerohet per vershime uji qarqet me problematike 6b03f4fbab093

Sot shtrëngata shiu, paralajmërohet për vërshime uji. Qarqet më problematike

November 23, 2026
1 minut lexim

Dita e sotme parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet më intensive priten në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Ndërkohë, në qarqet Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në zonat veriore dhe lindore të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë problematika të ndryshme, veçanërisht në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Rreziqet përfshijnë rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zona të lokalizuara urbane, në varësi edhe të kapaciteteve të sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen të luhaten në këto vlera:

Në zonat bregdetare: 14-16°C.

Në zonat e ulëta: 13-15°C.

Në zonat malore: 7-10°C.

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi akuzon kurtin qeveria po i meson qytetaret te jetojne me varferine 6b03f4a26a64b
Lajmi i mëparshëm

Gashi akuzon Kurtin: Qeveria po i mëson qytetarët të jetojnë me varfërinë

te shtena me ame ne koncert ne kaliforni 9 te plagosur nje 26 vjecar ne gjendje kritike 6b03f54547916
Lajmi i radhës

Të shtëna me a*më në koncert në Kaliforni, 9 të plagosur, një 26-vjeçar në gjendje kritike

Të fundit nga

ShkoLartë