mickoski me keni bashkebisedues dhe bashkepunetor ne luften kunder dhunes 6b03f5bdb8189

Mickoski: Më keni bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës

November 23, 2026
1 minut lexim
att.hFIIaaVTJPCbAEPIByjCK N xH3NMD4hdmCqLGshvOE

Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje të rinjve që protestojnë kundër dhunës ndaj grave që ta shohin atë si bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër këtij fenomeni.

Ai tha se është i tronditur nga rastet e dhunës ndaj grave, duke theksuar se nevojitet reagim institucional nga policia, mekanizmat parandalues, prokuroria dhe gjykatat.

“E ndoqa protestën e fundit të të rinjve kundër dhunës ndaj grave. I kuptoj dhe i pranoj revoltën, qëndrimet dhe mesazhet e tyre. Dua t’u them se tek unë mund të shohin një bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se ky fenomen nuk është i ri, por pasojë e degradimit të sistemit, humbjes së moralit, parimeve dhe vlerave familjare, si dhe e nivelit të ulët të kulturës shoqërore e politike.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te shtena me ame ne koncert ne kaliforni 9 te plagosur nje 26 vjecar ne gjendje kritike 6b03f54547916
Lajmi i mëparshëm

Të shtëna me a*më në koncert në Kaliforni, 9 të plagosur, një 26-vjeçar në gjendje kritike

edona reshitaj rikthehet me koncertin e trete recital drite nhije nje mbremje ku muzika kujtesa dhe emocionet marrin jete 6b03f5c0bfc59
Lajmi i radhës

Edona Reshitaj rikthehet me koncertin e tretë recital “DRITË N’HIJE” – një mbrëmje ku muzika, kujtesa dhe emocionet marrin jetë

Të fundit nga

ShkoLartë