Përfundojnë procedurat e shpronësimit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

September 18, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë përfunduar të gjithë procedurat e shpronësimit për renovimin e stadiumit të Mitrovicës “Adem Jashari”.

Aliu, theksoi se se ky do të jetë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, ani se shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti.

“Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari””.

“Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët, që në Mbledhjen e 160-të të Qeverisë, miratuam Vendimin Përfundimtar për Shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë”.

“Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët”.

Kujtojmë, që Kosova ndeshjen e parë zyrtare e ka luajtur pikërisht në këtë stadium, por për shkak të mosmirëmbajtjes së tij, është kthyer në një gërmadhë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E refuzuan DiCaprio, Pitt e Damon, por “Brokeback Mountain” arriti shumë sukses dhe u vlerësua nga kritikët

Story i radhës

Komuna e Shtimes anulon ekskursionin për maturantët në Shqipëri për këtë arsye

Të fundit nga

ShkoLartë