Përfundoi debati për rishikimin e buxhetit

July 2, 2022
1 minut lexim

Ka përfunduar debati amendamentues për rebalancin e buxhetit për vitin 2022 në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Nga 204 amendamentet e dorëzuara, prej të cilave mbi 170 nga VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga LSDM-ja, janë pranuar vetëm dhjetë.

As në ditën e fundit të debatit, nuk kaloi amendamenti i LSM-së, me të cilin punëtorët në sektorin publik duhej të kishin rritje të pagave për 2.806 denarë. Nuk ka kaluar as amendamenti për ndihmën financiare për sektorin privat. Sot në kuadër të punimeve iu dha dritë jeshile amendamentit të LSDM-së, që ka të bëjnë me blerjen e pajisjeve dhe makinerive për institucionet publike shëndetësore.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski deklaroi se tashmë është rënë dakord për rritje të pagave për rreth 90.000 persona në sektorin publik nga gjithsej 130.000.

“Për 17.000 të punësuar në sektorin publik është rritur paga minimale nga 15.200 në 18.000 denarë, në arsim për 37.000 persona është rënë dakord për rritje të pagave prej 15 për qind, e cila do të fillojë nga shtatori. Në MPB 12.000 persona do të kenë pagë për pesë për qind më të lartë, në kulturë 3.500 persona do të kenë 30 për qind rritje të pagës, në drejtësi dhe prokurori 2.600 persona do të kenë rritje të pagës për 15 për qind, në shëndetësi mbi 20.000 persona do të kenë rritje prej pesë për qind.”, tha zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski.

Pas diskutimit amendamentues në Komisionin për financim dhe buxhet, Buxheti i kthehet Qeverisë, e cila si propozim i ndryshuar duhet ta dorëzojë në Kuvend, ku brenda pesë ditëve të shqyrtohet në seancë plenare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erërat e forta dëmtojnë çatinë e një objekti në Duqanxhik të Shkupit (Foto)

Story i radhës

Mos hidhni kripë në plagën tuaj! 4 gabimet më të mëdha pas një ndarje, nuk duhet ta bëni kurrë këtë

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë